Dy persona janë gjetur pa shenja jete në qytetin e Prizrenit.
Viktimat raportohet se janë babë e bijë.
Po ashtu raportohet se njëri prej viktimave është zyrtar policor.
Ende nuk janë bërë të njohura rrethanat e vdekjes së tyre, ndërsa dyshimet e para janë se mund të bëhet fjalë për vetëvrasje ose vrasje.
Rasti ende nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.