Fjalë Kyçe

Gjendet 19-vjeçarja e zhdukur nga Obiliqi, po intervistohet në stacionin policor

Gjendet 19-vjeçarja e zhdukur nga Obiliqi, po intervistohet në stacionin policor

Është gjetur vajza-19 vjeçare nga Obiliqi, e cila ishte raportuar e zhdukur prej ditësh.

19 vjeçarja po intervistohet në stacionin e policisë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16: 00 është gjetur (gjendjen shëndetësore e ka të mirë) vajza e zhdukur ditë më parë në Obiliq. E njëjta aktualisht ndodhet në stacion policor deri në kompletimin procedural të rastit”, tha Ahmeti.

19-vjeçarja është zhdukur më 3 nëntor dhe nga ajo datë familja nuk ka pasur njohuri për vendodhjen e saj.