Fjalë Kyçe

Gjendet aeroplani i futbollistit të zhdukur

Gjendet aeroplani i futbollistit të zhdukur

Është gjetur aeroplani i futbollistit të zhdukur të Premier League, Emiliano Sala.

Kështu janë duke raportuar të gjitha mediet botërore, ne veçanti Sky dhe BBC, sipas të cilave, tashmë janë informuar edhe familjarët e lojtarit, transmeton Gazeta Express.

Një bark kërkimi ka gjetur rrënoja të aeroplanit në shtratin e detit të Ishujve të Kanalit, por nuk është raportuar për gjetje të trupit të lojtarit, apo edhe pilotit.

Avion i Piper Malibu u zhduk nga radarët afër Ishujve “Channel” më 21 janar.

Të dy, piloti David Ibbotson dhe futbollist argjentinas mungojnë që atë ditë dhe besohet të kenë humbur jetën.

Sala sapo kishte përfunduar një transferim prej 15 milionë funtesh te Cardiff City nga klubi francez Nantes.