Një grua është gjetur e gjallë në një pyll të Havait pasi ishte zhdukur para dy javësh. Amanda Eller u gjet e lënduar në pyllin e Makawaos.
Sarah Haynes, zëdhënëse e famijes së gruas së gjetur, tha se ka biseduar me babanë e Amandas, i cili i ka thënë se vajza e tij është duke u transportuar me helikopter drejt një vendi të sigurt.
Gruaja që me profesion është terapiste u zhduk më 8 maj. Vetura e saj e tipit Toyota Rav4 u gjet në parkingut e parkut të pyllit. Në veturë ishin gjetur edhe telefoni dhe kuleta e saj. Qindra vullnetarë morën pjesë në operacionet e kërkimit për ta gjetur gruan e zhdukur.
Javier Cantellops tha se ai po e kërkonte gruan e zhdukur përmes helikopterit së bashku me dy persona të tjerë në momentin që e panë atë. Ai tha se gruaja ndodhej në një pellg me ujëvara. Nuk dihet se çfarë lëndimesh ka pësuar gruaja dhe mënyra në të cilën ka mbijetuar gjatë kësaj kohe, shkruan “The Guardian”,