Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se është gjetur e mitura nga Prizreni, e cila ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët që nga 22 janari.
Ajo është gjetur nga Policia në Mal të Zi dhe më pas është shoqëruar për në stacionin policor në Prizren.
E mitura është dërguar për kontroll mjekësor ne Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren prej ku është marrë raport mjekësor sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe më pas është dërguar në shtëpinë e saj.
“Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, Departamenti për te Mitur. Viktima e rastit kthehet në shtëpi dhe tani është në familjen dhe me familjaret (prindërit) e saj”, thuhet në komunikatën e Policisë.