Në qytetin e Gjakovës është gjetur pa shenja jete një grua, e cila është lindur në vitin 1949.
Në një përgjigje, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, theksoi se tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast.
“Rreth orës 12:25, viktima femër e lindur në vitin 1949, është gjetur pa shenja jete në rrugën “UÇK” në Gjakovë, në banesën e saj (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj). Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor” – ka thënë ai.