Fjalë Kyçe

Gjendet fëmija femër e raportuar si e zhdukur, dyshohet për dhunim të saj

Gjendet fëmija femër e raportuar si e zhdukur, dyshohet për dhunim të saj

Është arrestuar një person i mitur pasi në banesën e tij është gjetur viktima fëmijë femër kosovar e cila nga familjarët është raportuar si person i zhdukur.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dhe viktima janë sjell në stacion policor, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë dhe është dërguar në mbajtje.

Në raportin e policisë rasti në fjalë u raportua si “Person i zhdukur-Gjetur&Dhunim”.

“Lipjan 07.03.2021-22:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi në banesën e tij është gjetur viktima fëmijë femër kosovar e cila nga familjarët e saj ishte raportuar si person i zhdukur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dhe viktima janë sjell në stacion policor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë dhe është dërguar në mbajtje”.