Në orët e mbrëmjes të dielën policia e Kosovës ka gjeture një granatë dore në sheshin e Mitrovicës, konkretisht në rrugën “Shemsi Ahmeti”.
Rastin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka thënë se policia kanë larguar me sukses mjetin e pashpërthyer nga vendi i ngjarjes.
Fillimisht kjo granatë është vërejjtur nga qytetarët të cilët edhe e kanë njoftuar policinë.
“Gjatë natës në rrugën ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, është raportuar për një mjet të pa shpërthyer ( granatë dore) njësitet përkatëse policore për deminim janë marrë me rastin dhe kanë larguar mjetin. Është gjetur nga kalimtarët dhë është raportuar në polici, policia e ka larguar dhe nuk është lënduar askush.”, ka thënë Avni Zahiti.