Fjalë Kyçe

Gjendet i gjallë personi i zhdukur para dy ditësh në Skenderaj

Gjendet i gjallë personi i zhdukur para dy ditësh në Skenderaj

Një burrë nga Skenderaj që dy ditë ishte raportuar i zhdukur. Ai me datë 24 prill ishte larguar nga shtëpia e tij dhe familjarët nuk kishin asnjë informacion se ku gjendej i njëjti, shkruan Gazeta Express.

Por, familjarët e tij kanë konfirmuar për Express se ai është gjetur sot gjatë ditës.

Vëllai i tij tha për Express, se i njëjti është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në një mal.

“Po, sot e kemi gjetur. Unë e kam vëlla Halilin. Ishte në një mal dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë ai për Express.