Një person është gjetur i varur në një pyll në Drenas afro dy kilometra nga shtëpia e tij, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur në mëngjesin e të dielës.
Vëllai i të ndjerit ka njoftuar Policinë për rastin. Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë.
“Gllogoc, 29.08.2021 – 06:59. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se rreth 2 kilometra nga shtëpia, në pyll e ka gjetur të varur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.