Fjalë Kyçe

Gjendet i vdekur në Moskë gazetari rus Yegor Prosvirnin

Gjendet i vdekur në Moskë gazetari rus Yegor Prosvirnin

Publicisti dhe gazetari rus Yegor Prosvirnin (35) është gjetur i vdekur në qendër të Moskës.

Lajmi është bërë i ditur nga politikani Roman Yuneman, duke cituar bashkëshorten e Prosvirnin.

Siç raportojnë mediat ruse, Prosvirnin ra nga dritarja e një banese në bulevardin “Tverskoy”.

Themeluesi i “Sputnik dhe Pogrom” ishte mbështetës i separatistëve pro-rusë të Donbass të Ukrainës. Ky medium ishte mbyllur nga mbikëqyrësi rus i mediave Roskomnadzor, pas shpalljes si “agjent i huaj” nga qeveria në vitin 2017.

Në janar 2016, Prosvirnin së bashku me shkrimtarin Eduard Limonov, ish-komandantin e separatistëve të Donbass, Igor Strelkov (Girkin) dhe nacionalistë të tjerë të njohur, kishin krijuar organizatën “Komiteti 25 Janari”, më vonë, kjo OJQ u quajt “Lëvizja Kombëtare Pan-Ruse”./kp