Një burrë, 53-vjeçar, është gjetur i vdekur në ordinancën e tij dentare në sheshin “Shatërvan” në Prizren.
Sipas Policisë dyshohet se ai është vetëvrarë.
“Për këtë rast jemi njoftuar të mërkurën rreth orës 10 e 30, në vendin e ngjarjes është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetëvrasje me varje. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës. Patrulla policore ka bërë sigurimin e vendit ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe hetuesit e vendit të ngjarjes (forenzika) nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, ka theksuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai ka thënë se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.