Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Grejkovc të Suharekës të hënën.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima, i lindur në vitin 1954, është gjetur në rrugën “Pëparimi”, derisa më pas është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.
Policia i ka thënë KOHËS se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Familjarët dhe mjekët kanë njoftuar se viktima ka pasur vdekje natyrale, pasi ka pasur sëmundje kronike.
“Policia ka dalë në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Nga deklarata familjarëve dhe mjekëve kujdestarë besohet se viktima ka pas vdekje natyrale, ngase nuk ka pas shenja dhune dhe ka vuajtur nga disa sëmundje kronike”, thuhet në njoftimin e autoriteteve policore.