Një person është gjetur i vdekur të shtunën në Ferizaj, njoftoi Policia e Kosovës në raportin e së dielës.
Sipas njoftimit, viktima mashkull është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, në orën 14:30. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante ku kanë konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është derguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, e rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.