Fjalë Kyçe

Gjendet i vdekur një person në Novobërdë, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet i vdekur një person në Novobërdë, dyshohet për vetëvrasje

Një person ka raportuar në polici se gjyshi i tij ka kryer vetëvrasje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:30 në lagjen Tanki Zabel në Novobërdë.

Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësore i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që hetimet të vazhdojnë”, thuhet në raport.