Një person është gjetur pa shenja jete sot në një rrugë në Pejë.
Sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 09:15, në rrugën “Sali Gjuka”, në Pejë.
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë, prokurori i shtetit dhe Emergjenca.
Ende nuk dihet mosha e viktimës.