Fjalë Kyçe

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person në Prizren është gjetur i vdekur gjatë ditës së djeshme.Në bazë të njoftimi të bërë nga Policia e Kosovës, viktima është gjetur rreth orës 02:25, në shtëpinë e tij.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.