Fjalë Kyçe

Policia thotë se personi i cili u gjet i vdekur në autostradë është shtetas i Shqipërisë

Policia thotë se personi i cili u gjet i vdekur në autostradë është shtetas i Shqipërisë

Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka njoftuar se personi i cili është gjetur i vdekur në autostradën “Ibrahim Rugova” ishte shtetas i Shqipërisë.

Sipas njoftimit, viktima është gjetur në veturën e tij me targa të Republikës së Shqipërisë.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe ekipi i IML–së. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në njoftim.

——————–

Gjendet i vdekur një person në veturën e tij në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person është gjetur i vdekur brenda veturës së tij në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Mbrëmë rreth orës 19:15 është gjetur nga policia një trup i pajetë në një veturë në kilometrin ë dhjetë të autostradës “Ibrahim Rugova” nga Vërmica në drejtim të Prizrenit”.

“Rastin jemi duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Osmanollaj shkurtimisht përmes telefonit.