Fjalë Kyçe

Gjendet marihuanë në oborrin e burgut të Smrekonicës, dyshohet se dikush e hodhi nga jashtë

Gjendet marihuanë në oborrin e burgut të Smrekonicës, dyshohet se dikush e hodhi nga jashtë

Brenda oborrit të burgut në Smrekonicës të Vushtrrisë është gjetur një sasi me substanca të dyshuara narkotike.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

Siç njofton PK në raportin 24 orësh, dyshohet se kjo sasi është hedhur nga ndonjë person jashtë rrethojave të burgut.

“Fsh. Smrekonicë, Vushtrri 10.10.2020 – 13:10. Është raportuar se brenda oborrit të burgut është gjetur një sasi të vogël me substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë e cila dyshohet se ishte hedhë aty nga ndonjë person jashtë rrethojave të burgut. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.