Një djalë nga Fushë Kosova është raportuar i zhdukur që nga e premtja.
Madje familjarët e tij publikuan fotografi të tij që ai të gjendet më shpejtë.
Ndërsa Sinjali mëson se personi i zhdukur është gjetur sot në një parking nëntokësor në Mitrovicë.
Këtë e kanë konfirmuar edhe familja e viktimës të cilët kanë thënë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.