Një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje të premten pasdite, në fshatin Lladoc të Podujevës.
Zyrtarët policorë e kanë konfirmuar duke shtuar se kanë nisur hetimet mbi vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Lladrofc të komunës së Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Fora Ahmeti.
Sipas saj Policia po vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me këtë rast.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka theksuar Ahmeti.