Në çatinë e Shkollës “Shaban Shala” në Podujevë është gjetur një mjet i pashpërthyer.
Lajmin e ka bërë të ditur shkolla përmes një postimi në Facebook.
Në këtë shkollë nesër nuk do të mbahet mësim.
“Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër të respektuar! Ju informoi se nesër me datë 05.05.2022 ( e enjte ) nuk do të mbahet mësim në shkollën tonë. Arsyetim: Puntorët që janë duke punuar në renovimin e çatis së shkollës kanë identifikuar disa mjete të dyshimta (dyshohet se jane lëndë shpërthyese) ,andaj deri sa organet kompetente ta bëjnë verifikimin e objektit të shkolles nuk do të paraqitemi në shkollë.Për çdo informatë shtesë do të ju informojmë me kohë!”, thuhet në njoftimin e shkollës.