Në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë, në orët e mbrëmjes, është gjetur një mjet i pashpërthyer.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili nuk ka dhënë detaje të tjera për momentin në lidhje me rastin.
“Në orët e mbrëmjes është raportuar se në rrugën ‘Sami Gashi’ në Mitrovicë, është hasë në një mjet të pashpërthyer. Me rastin po merren njësitet përkatëse policore”, ka thënë ai për klankosova.