Fjalë Kyçe

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur sot rreth orës 18:10 në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Metro nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili tha se njësitet policore menjëherë kanë dalur në lokacion.

“Rreth orës 18:10 policia në Prishtinë ka pranuar një informatë lidhur me një vdekje të dyshimtë. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në lokacion, janë informuar dhe ekipet e nevojshme emergjente, nga kompetentet shëndetësore është konfirmuar vdekja e personit”, tha ai.

Në fund, Hoxha tha se policia është duke u marrë lidhur me veprimet e tjera rreth kësaj ngjarje.