Fjalë Kyçe

Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, viktima ishte përdorues droge

Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, viktima ishte përdorues droge

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jetë gjatë ditës së djeshme, në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, trupi është gjetur në shtëpinë e tij dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

 

Ndërkaq, sipas familjarëve viktima ishte përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.