Një trup i pajetë është gjetur në Bjeshkën e Stubicës në afërsi të pikës kufitare në Kullë.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë së Pejës Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se të gjitha njësitet relevante të policisë kanë dalë në vend të ngjarjes, por akoma nuk është arritur që të tërhiqet trupi i pajetë për shkak të terrenit të papërshtatshëm.
Ai ka shtuar po ashtu se akoma nuk mund të flitet për shkaqet dhe rrethanat e kësaj vdekje.