Fjalë Kyçe

Gjendet pa jetë një person në Zveçan, pranë tij një armë dhe një letër

Gjendet pa jetë një person në Zveçan, pranë tij një armë dhe një letër

Trupi i pajetë i një personi që ishte raportuar i zhdukur është gjetur mbrëmë rreth mesnatës në afërsi të fshatit Balaban, në komunën e Zveçanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, tha për Express se në vendngjarje në afërsi të tij është gjetur një letër lamtumirëse dhe një armë zjarri.

“Trupi i pajetë i një personi rreth orës 23:30. Në vendin e ngjarjes u gjet një letër lamtumirëse në veturën e tij si dhe një armë zjarri. Trupi është dërguar për obduksion”, tha Hoti.

I ndjeri është serb.

Mediumi serb në Kosovë, KoSSev ka shkruar se për zhdukjen e tij kishte raportuar gruaja e tij.