Fjalë Kyçe

Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij një person në Gjilan

Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij një person në Gjilan

Në orët e para të së martës është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Gjilan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, të martën pas mesnatës është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij një person.

Siç bëhet e ditur në vendi e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi i  mjekësisë ligjore, shkruan lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Edhe këtë rast Policia e Kosovës është duke e cilësuar si vdekje të dyshimtë.