Një 24-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së shtunës në një motel në Gjilan.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Osmani ka thënë se trupi i viktimës është dërguar për në IML për obduksion.
“Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, ka deklaruar Osmani.