Fjalë Kyçe

Gjendet pa shenja jete një burrë afër Liqenit në Mitrovicë

Gjendet pa shenja jete një burrë afër Liqenit në Mitrovicë

Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të Liqenit Akumulues në Mitrovicë, mëngjesin e sotëm.

Policia e ka konfirmuar rastin për Reporterin, duke thënë se shkaqet e vdekjes akoma nuk dihen.

Siç mësohet nga dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, personi i gjetur është i moshës mbi 60 vjeçare.

Reporteri.net ka arritur të sigurojë pamje nga vendi i ngjarjes kur Policia dhe Zjarrfikësit janë marrë me rastin.