Një grua është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Nysret Seharsoy”, në Prizren, pasditen e sotme, rreth orës 14:50.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Drejtoria e Policisë për Rajonin e Prizrenit.
Nga kjo drejtori bënë të ditur se në vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë nëvendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i vitimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Sinjali mëson se viktima jetonte e vetme tash e më shumë se 15 vjet.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.