Fjalë Kyçe

Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të stacionit të autobusave në Prizren

Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të stacionit të autobusave në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jetë në afërsi të stacionit të autobusave në Komunën e Pzirenit.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas Osmanollaj trupi i pajetë është gjetur sot rreth orës 10.

“Rreth orës 10:01 policia është njoftuar nga Emergjenca për një trup të pajetë në afërsi të stacionit të autbosuëve. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku është bërë edhe identifikimi i trupit. Sipas informacioneve të para dyshohet se i njëjti pra viktima ka pasur probleme me shëndetin mendor”, ka thënë Osmanollaj.

Gjithashtu sipas tij, i njëjti nuk ka qenë i raportuar si i humbur.

“Informatat e para që kemi tani janë se i njëjti ka dalë që tri ditë nga shtëpia por që nuk është raportuar si person i humbur dhe se vendin ku është gjetur i vdekur e ka shfrytëzuar për vend strehim”, tha Osmanollaj.