Fjalë Kyçe

Gjendet pa shenja jete një person në një arë në Rahovec

Gjendet pa shenja jete një person në një arë në Rahovec

Një burrë në Rahovec është gjetur pa shenja jete në arën e tij, ku ishte duke punuar.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh drejtuar mediave.

Me vendim të prokurorit, trupi u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Rahovec 13.05.2020 – 13:30. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke punuar në arën e tij. Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.