Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë
Lajmin për Gazetën Alo e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
Ajo ka thënë se rreth orës 09:00 kanë pranuar një informatë për një person i cili është parë ishtrirrë në tokë në rrugën Bill Klinton.
“Sot rreth ores 09:00 kemi pranuar informaten se ne rrugen Bill Clinton ne Prishtine, eshte nje person i shtrire ne toke. Menjehere ne vend ngjarje kane dale njesitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekesor i cili ka konfirmuar vdekjen e tij. Behet fjale per viktimen mashkull E . L 51 vjec. Aktualisht hetuesit policor jane duke nderrmare veprimet e nevojshme per te zbardhur te gjitha rrethanat qe lidhen me kete rast”, ka thënë ajo./Gazeta Alo/