Policia e Kosovës ka gjetur personin i cili u raportua i zhdukur në Gjilan. I njëjti është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Balush Ajvazi nga fshati Livoç i Epërm, Komuna e Gjilanit është gjetur nga policia rreth orës 16:00, skaj rrugës në fshatin Terniqec të Novobërdës.
Personi i gjetur i është dorëzuar familjarëve.
Ajvazi u raportua i humbur që nga dita e djeshme rreth orës 10:00, kur kishte dal nga shtëpia dhe po nga ai moment i njëjti nuk ishte kthyer më.