Trupi i pajetë i Jurgen Conings, ushtarit të arratisur pas të cilit ishte vënë policia belge për më shumë se një muaj, është gjetur në parkun nacional “Hoge Kampen”.
Kufomën e Coningsit e zbuluan kalimtarët e rastit në një zonë malore jo larg Dilsen-Stokem. Sipas indikacioneve të para – ai ka kryer vetëvrasje, transmeton Telegrafi.
46-vjeçari, të cilin mediat e quanin “Ramboja belg”, ishte zhdukur më 17 maj pasi që nga kazerma ku ishte i stacionuar, u arratis pasi vodhi katër raketa anti-tank, mitraloz dhe revole.
Në një letër që e ka lënë, ka përpiluar një listë me emrat e 10 persona që nuk dëshironte t’i likuidonte. Në atë listë, ka qenë virologu belg Mark Van Ranst dhe ministrja e Mbrojtjes, Lidvin Dedonde.
Kundër Coningsit kishte filluar kërkimi masiv që e kishte zhvilluar policia dhe ushtria belge, duke e kërkuar nëpër parkun nacional.
Ai ka lënë pas vetes karrierën 30-vjeçare ushtarak si ekspert i snajperistëve, e së fundmi kishte filluar në profilin e tij në Facebook të publikojë kërcënime dhe komente raciste. Për këtë ai ishte dërguar në komisionin disiplinor, por megjithatë i është lejuar të mbajë armë.
E pasi u zhduk, kundërzbulimi ushtarak zbuloi se ai gjendej në listën e ekstremistëve të djathtë. Gjithashtu nga ky shërbim inteligjent ai është cilësuar si njeri i rrezikshëm. /