Fjalë Kyçe

Gjendet trupi i pajetë i të riut, u zhduk në Plazhin e Durrësit

Gjendet trupi i pajetë i të riut, u zhduk në Plazhin e Durrësit

Trupi i të riut është gjetur në zonën e Currilave.

Është gjetur i mbytur 31-vjeçari nga Skrapari, Doland Molla, i cili humbi kontaktet me miqtë ditën e djeshme, teksa ishte futur për t’u larë në plazhin e Durrësit, transmeton “Balkanweb”.

I riu u denoncua i humbur nga shokët e tij, ndërsa policia u vu menjëherë në kërkim tokësor dhe detar. Pas një dite kontrollesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i 31-vjeçarit.

Trupi i të riut është gjetur në zonën e Currilave, pak metra larg nga ku është parë për herë të fundit.

31-vjeçari u denoncua u humbur rreth orës 14:00 të ditës së diel, ndërsa është arritur të gjendet mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00.