Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur një vajzë nga Malisheva, e cila ishte raportuar e zhdukur më 21 nëntor.Policia thotë se ajo është gjetur në Deçan.Ajo ishte bashkë me një person të gjinisë mashkullore me të cilin ishte në lidhje.
Policia thotë se gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë dhe pas intervistimit ajo është kthyer te familja e saj.