Gjendja e 20 vjeçares e cila u godit nga një veturë në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë është e rëndë.
Kështu ia konfirmoi drejtori i Emergjencës Naser Syla për klankosova.
“Shumë e rëndë është. Gjendja është e rëndë. Është politraumë e rëndë”-tha Syla.
Nga Policia bëjnë të ditur që i dyshuari ka ikur nga vendngjarja.
“Me datën 24.04.2022 rreth orës 10:50 në Rr. Prishtinë-Fushë Kosovë afer ETC-së, është raportuar për një aksident trafiku. Njësitë kompetente policore iu kanë pergjigjur rastit dhe sipas informatave fillestare kemi të bëjmë me një aksident rrugor me lëndime të rënda trupore ku dyshohet se është përfshire një automjet (i cili raportohet se është larguar nga vendi i ngjarjes) dhe një këmbësore femër e moshës rreth 20 vjeçare. Personi (këmbësorja) e cila raportohet të ketë marë lëndime të rënda trupore është transportuar me autoambulancë për në emergjencë, përderisa njësitet kompetente të trafikut janë duke kryer veprime tjera hetimore dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti”.