Fjalë Kyçe

Gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në QKUK dhe në spitalet rajonale, 14 në gjendje të rëndë

Gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në QKUK dhe në spitalet rajonale, 14 në gjendje të rëndë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) kanë publikuar raportin për gjendjen e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe të atyre që janë të shtrirë nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitaleve rajonale, e që dyshohet se janë të infektuar.

Në total, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale po trajtohen 628 pacientë, 440 prej të konfirmuar me koronavirus.

Në klinikat e QKUK-së po trajtohen 239 pacientë, 92 prej tyre po marrin trajtim në Klinikën Infektive.

Aktualisht, 14 të infektuar me koronavirus në gjithë vendin janë në gjendje më të rëndë, pasi që janë në respiratorë, 13 prej tyre janë në klinikat e QKUK-së, ndërsa 1 në spitalet rajonale.

Mëposhtë gjeni raportin e detajuar të numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitale rajonale.