Fjalë Kyçe

Gjendja e të plagosurit në Gradicë vazhdon të mbetet e rëndë

Gjendja e të plagosurit në Gradicë vazhdon të mbetet e rëndë

Gjendja e plagosurit në Gradicë të Drenasit vazhdon të mbetet e rëndë.

Ai vazhdon të jetë në aparatet e frymëmarrjes dhe me barna.

Kështu për Klan Kosova tha Shaqir Uka, shefi i Klinikës Intensive në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Vazhdon të jetë në gjendje shumë të rëndë, është i lidhur për aparatë të frymarrjes dhe me barna. Ka lëndime shumë serioze, nuk ka as edhe një ndryshim. Nuk mund të themi që ka përmirësime”.

Një i mitur 15 vjeçar mbeti i vdekur nga të shtënat me armë në Gradicë të Drenasit, ndërsa babai i tij u plagos rëndë, pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur me dy persona tjerë nga i njëjti fshat.

Pas ngjarjes së zhvilluar në mal, dy të dyshuarit ishin arratisur.

Megjithatë, njëri nga këta të fundit tashmë është dorëzuar në polici.

Kurse Prokuroria Themelore e Prishtinës po merret me rastin.

“Rasti është cilësuar “Vrasje e rëndë “ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar për obdukim, ndërsa personi tjetër i plagosur është duke u trajtuar në QKUK”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Motivet që çuan te kjo ndodhi nuk dihen ende zyrtarisht.

https://youtu.be/fOJnhO4SdTU