Fjalë Kyçe

Gjendja me pandeminë, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të jashtëzakonshme

Gjendja me pandeminë, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të jashtëzakonshme

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca.

Seanca e jashtëzakonshme do të fillojë nga ora 11:00, kurse seanca plenare në ora 15:00.

Rendi i ditës: Seanca e jashtëzakonshme

1. Debat parlamentar për gjendjen e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Rendi i ditës: Seanca plenare

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,

4. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,

5. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,

7. Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,

8. Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,

9. Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim./indeskonline ​