Fjalë Kyçe

Gjendje e jashtëzakonshme në Zvicër: Çdo grup njerëzish mbi 5 vetë dënohet 500 franga

Gjendje e jashtëzakonshme në Zvicër: Çdo grup njerëzish mbi 5 vetë dënohet 500 franga

Këshilli Federal në Zvicër ka marrë vendim që të forcojë masat kundër koronavirusit.

Edhe pse ende nuk është shpallur një shtetrrethim i përgjithshëm, ky këshill ka vendosur që grupet mbi 5 personat të gjobiten me 500 franga, apo nga 100 frang për person.

Koronavirus COVID-19, deri më sot ka marrë jetën e mbi 10 mijë njerëzve në tërë botën dhe janë infektuar mbi 250 mijë persona me këtë virus.

Me këtë virus është prekur edhe shteti i Zvicrës, ku numri i personave të infektuar është 4,164, derisa 43 prej tyre kanë vdekur.

Për të mos u shpërndarë ky virus, Zvicra ka marrë edhe një vendim së fundi, që i parandalon njerëzit që të dalin pa nevojë jashtë shtëpive.

Së fundi Këshilli Federal ka marrë vendim se grupet mbi 5 persona gjobiten me 100 franga. Ndërsa njerëzit mbi 65 vjeç duhet të qëndrojnë në shtëpi, ka njoftuar blick.ch, transmeton Metro.

Zvicra ende nuk e ka shpallur shtetrrethimin e saj, ndërkaq tani për tani e ka të shpallur vetë gjendjen e jashtëzakonshme.