“EURO 2024” vazhdon të mërkurën me katër ndeshje.
Në orar janë përballjet e xhiros së tretë në grupet E dhe F.
Nga ora 18:00, pritet të takohen Sllovakia dhe Rumania, si dhe Belgjika kundër Ukrainës, të dy ndeshjet nga Grupi E.
Në orën 21:00, do të zhvillohen dy ndeshje të tjera: Republika Çeke do të përballet me Turqinë, ndërsa Portugalia do të ndeshet me Gjeorgjinë.
Cristiano Ronaldo pritet të jetë titullar nga minuta e parë edhe në këtë takim, duke qenë në krye të sulmit të ‘Luzitanëve’.
Ja formacionet e mundshme:
Gjeorgjia: Mamardashvili; Kverkveliya, Kashia, Dvali; Kakabadze, Mekvabishvili, Kochorashvili, Tsitaishvili; Davitashvili, Kvaratskhelia; Mikautadze
Portugalia: Costa; Semedo, A Silva, Dias, Cancelo; Neves, Palhinha; B Silva, Fernandes, Felix; Ronaldo.