Fjalë Kyçe

Gjermanët i dalin në mbrojtje Kurtit për taksën – Grenell akuzohet se po fsheh detajet e bisedimeve

Gjermanët i dalin në mbrojtje Kurtit për taksën – Grenell akuzohet se po fsheh detajet e bisedimeve

Reagime të shumta ka ngjallur i të Dërguarit Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili gjatë natës së mbrëmshme përgënjeshtroi deklaratën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën thuhej se ai është marrë vesh në një bisedë telefonike me Grenellin që ndihma nga SHBA-ja nuk do të ndalet dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë.

Lidhur me këtë deklaratë të Grenell ka reaguar ashpër Nënkryetari i Konferencës së Sigurisë në Munih, Boris Ruge.
Ruge i ka replikuar Grenellit në Twitter, duke thënë se qëndrimi i Administratës së Trump duket i jashtëzakonshëm për të bërë presion vetëm nga njëra anë. Ai i ka kërkuar Grenell të mos i fshehë detajet e bisedimeve të Amerikës, Kosovës e Serbisë.

“Mos i fsheh detajet e bisedimeve të Amerikës, Kosovës dhe Serbisë. Qëndrimi i administratës duket i jashtëzakonshëm për të bërë presion vetëm nga njëra anë. Pozicioni i BE-së është i ndryshëm, ne e mirëpresim Albin Kurtin për hapin e parë. Ku po qëndron BE-ja dhe Gjermania tani?”, ka qenë reagimi i Ruge ndaj Grenell.