Fjalë Kyçe

Gjermani e mashtron Google Maps-in

Gjermani e mashtron Google Maps-in

Simon Weckert ka mashtruar Google Maps-in duke e bërë kompaninë të mendojë se ka bllokime trafiku në rrugët boshe.

Ai është parë duke zvarritur një karrocë të mbushur me telefona celularë rreth tij.

Sipas Weckert, performanca artistike, siç e quan ai, tregoi hartat e Googlet teksa bëhen të kuqe, kur bëhet fjalë për bllokime të trafikut, transmeton KTV. Ndërsa këtë e bëri pikërisht në rrugët ku nuk kishte trafik.

99 sinjalet e telefonit celular treguan praninë e pothuajse njëqind njerëzve.

Weckert e quan veten një artist me fokus në botën digjitale dhe krijoi një video me ekrane të ndara ku njëri nga katër ekranet tregonte njëkohësisht një hartë të Googlet me bllokimin e trafikut virtual. Ndërsa tjetra tregonte Weckertin duke ecur nëpër një rrugë të zbrazët.

Weckert e quajti projektin e tij #googlemapshacks.

Duke mashtruar sistemin me bllokimin virtual, ai thotë se njerëzit do të shmangnin rrugën dhe nxori në pah sesi shërbimi hartografik kishte ndryshuar mendimin se si njerëzit ndërveprojnë me atë që është në hartë.

Ky veprim i tij është pëlqyer në rrjetet sociale, por pati të tillë që e kundërshtuan.