Fjalë Kyçe

Gjermania cakton datën kur do t’i hapë kufijtë

Gjermania cakton datën kur do t’i hapë kufijtë

Gjermania do të fillojë të lehtësojë kontrollet e saj kufitare me Francën, Zvicrën dhe Austrinë të shtunën, sipas ministrit të Brendshëm gjerman Horst Seehofer.

Siç shkruan Deutsche Welle kontrollet kufitare do të qëndrojnë në vend, por do të ketë vetëm kontrolle të rastësishme.

Për më tepër, të gjitha vendkalimet kufitare midis këtyre vendeve do të rihapen, sesa ato të zgjedhura për momentin.

Ndërsa kalimet e pakufizuara midis këtyre vendeve fqinje do të lejohen deri më 15 qershor.

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe Kroacia po planifikon të hapë kufijtë e saj për turistët sllovenë brenda ditësh.

Ky vend po planifikon gjithashtu të lejojë turistët gjermanë jo më vonë se 15 qershor, tha Ministri i Shëndetësisë, Gari Cappelli.

“Ne presim një rezultat të mirë nga bisedimet me Slloveninë brenda ditëve sepse situatat tona epidemiologjike janë të ngjashme”, i tha Cappelli transmetuesit shtetëror HRT.

“Sipas kësaj marrëveshje, kur sllovenët kthehen në shtëpi, ata nuk do të duhet të hyjnë në karantinë për 14 ditë”, tha ai, duke shtuar se marrëveshje të ngjashme po negocioheshin me vendet e tjera.