Fjalë Kyçe

Gjermania dënon komentet e Trumpit për Zelenskyn

Gjermania dënon komentet e Trumpit për Zelenskyn

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka deklaruar të mërkurën se komentet e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e quajti diktator presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, janë të gabuara dhe të rrezikshme, raporton The Guardian.

“Është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme që të mohohet legjitimiteti demokratik i presidentit Zelensky. Çka është e saktë është se Zelensky është kreu i shtetit të Ukrainës. Fakti që zgjedhjet nuk mund të mbahen në kohë lufte është e reflektuar në kushtetutën e Ukrainës dhe në ligjin e saj zgjedhor”, ka thënë Scholz.

Reagimit të Scholzit i është bashkëngjitur edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila i portretizoi komentet e Trumpit si absurde.

“Po të shikosh botën reale në vend që thjesht të hedhësh një tweet, atëherë e di se kush në Evropë jeton në kushte diktature: njerëzit në Rusi, njerëzit në Bjellorusi”, ka deklaruar Baerbock.