Fjalë Kyçe

Gjermania dërgon ekspertë në Kosovë për të ndihmuar në luftën me Coronavirusin

Gjermania dërgon ekspertë në Kosovë për të ndihmuar në luftën me Coronavirusin

Nga Gjermania në Kosovë do të vijnë një ekip i ekspertëve që të ndihmojnë për luftimin e pandemisë.

“Nesër në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) do të mbahet ceremonia e pritjes së misionit të ekspertëve COVID-19 “Joint Robert Koch Institute/EMT/GOARN- mission to Kosovo” nga Gjermania. Ekipi i ekspertëve epidemiologjikë dhe mjekësorë nga instituti gjerman i shëndetit publik “Robert Koch Institute” do të qëndrojë në Kosovë për dy javë për të ofruar ndihmë në lidhje me nevojat Covid-19 në Kosovë. Misioni i Ekspertëve do të drejtohet nga Dr. Andreas Jansen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Në ceremoni do të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, Ambasadori gjerman Jörn Rohde, Znj. Ulrika Richardson, Koordinatore e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë dhe Z. Sergei Koryak, udhëheqës i Zyrës së OBSH-së në Kosovë”, thuhet në njoftim.