Nga mesnata deri më 6 janar, i gjithë trafiku ajror midis Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar do të ndalohet, për shkak të mutacionit të coronavirusit.
Një burim i ka thënë AFP-s se pezullimi i ardhshëm gjerman mund të miratohet nga 27 vendet e tjera anëtare të BE-së, transmeton Telegrafi.
Vendimi i Gjermanisë thuhet se do të qëndrojë vetëm deri më 31 janar, kur Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian dhe nuk do t’i nënshtrohet më direktivave nga Brukseli.
Bazuar në një burim qeveritar, Berlini tashmë është “duke punuar në masa” për ta zgjatur ndalimin deri në janar.
Nga ndalimi përjashtohen si më poshtë; Fluturimet e riatdhesimit të aeroplanëve dhe ekuipazheve të tyre; Fluturimet postare, të mallrave ose ato boshe; Fluturime me personel mjekësor në interes të shëndetit publik.
Përveç tjerash, Franca është bërë vendi i fundit që do të ndalojë udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar.